Inzaghi: Fitorja ndaj Juventusit largon presionin
Fitore shumë të rëndësishme mori Interi një ditë më parë, ndërkohë që trajneri Simone Inzaghi për DAZN deklaroi: “Tre pikët janë shumë të rëndësishme. Kemi lënë pikë që do përpiqemi t’i fitojmë në këto tetë ndeshjet e mbetura. Kjo fitore shërben për të larguar presionin, edhe pse nuk ndjej presion.
Është normale që Interi të jetë nën presion pas pikëve të lëna në ndeshjet e fundit, por na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm. Tani do të thonë që jemi ende favorit, por nuk kishim fituar në këtë stadium prej 11 vitesh. Kjo fitore duhet të na japë besim në ndjekjen e Milanit dhe Napolit”.
“Kam një kontratë, që klubi më ka kërkuar ta zgjas. Kërkova të pres sepse duhet të vlerësojmë rezultatet. Shtatë muaj punë e shkëlqyer janë mjegulluar nga rezultatet e fundit, por ndjej besimin e të gjithëve.
Kritikat janë të pranishme, por unë kam 30 vite në futboll dhe është e drejtë t’i pranosh kritikat konstruktive”.
“Penalltia? Ishte penalltia, sikur ishte edhe goli i Calhanoglu më pas. Penalltia nuk do të përsëritej. Në ndeshjen e parë hoxha xhaketën dhe u përjashtova, tani hesht”, u shpreh trajneri Inzaghi.