Inzaghi flet për rolin e Asllanit te Interi

13 korrik 2023 | 16:25

Kristjan Asllani mund të përfitojë tashmë për më shumë minuta pasi Marcelo Brozoviq u largua në drejtim të Arabisë Saudite.

Në konferencën për shtyp përpara nisjes së seancave stërvitore për sezonin e ti, Inzaghi deklaroi se rolin kryesor në mesfushë do ta luajnë dyshja italiane Barella-Freattesi, ndërkohë që në dispozicion do të jetë edhe dyshja tjetër Calhanoglu-Asllani.

“Frattesi dhe Barella mund të luajnë së bashku, këtë e dëshmuan në kombëtare. Kur bëra disa ndryshime në drejtim, Barella luajti mesfushorin e majtë qendror pa probleme, ata mund të luajnë bashkë. Na mungon një playmaker, Calhanoglu do të luajë me Asllanin, pra bashkë do të kenë rotacionin, na mungon një i djathtë, pastaj do të duhet të jemi të kompletuar në mbrojtje ku na mungon një lojtar dhe jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër gjithashtu”, përfundoi Inzaghi.

Me aq sa deklaroi trajneri zikaltër, tregohet se Asllani do të jetë zëvendësuesi i Calhanoglu dhe se minutat e tij në fushë me të gjitha gjasat do të shtohen. Një lajm shumë i mirë ky për yllin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Besnik Berisha është dërguar për trajtim në Klinikën e…