Inzaghi: Gara për titull është e hapur

05 shkurt 2024 | 11:44

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka thënë se edhe përkundër fitores në derbi kundër Juventusit, gara për titull në Seria A vazhdon të jetë e hapur.

“Interi mori një fitore të rëndësishme, super të merituar dhe jemi të lumtur për këtë. Përballë spektatorëve tanë të mrekullueshëm zhvilluam një ndeshje shumë të bukur. I bëj komplimentet e mia portierit Szczesny, ndeshjen e mbajti ai të hapur me dy pritje fantastike kundër Barellas dhe Arnautoviqit. Gjithsesi, Juve e Milani nuk do të lëshojnë asnjë centimetër. Kemi fituar 18 nga 22 ndeshje, por jemi vetëm 4 pikë plus Juve, edhe Milan është aty”, ka deklaruar Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt ka fituar raundin e fundit në mosmarrëveshjen e…