Inzaghi: Ja si e mashtrova Trapattonin që ta zëvendësonte Vierin
SuperPippo Inzaghi jetonte me golin dhe për golin! Një sulmues që kur nuk shënonte nuk flinte gjumë gjithë natën dhe ishte i xhindosur.
Një fiksim i frikshëm për trajnerin e sotëm të Beneventos, që rrëfen edhe një prapaskenë të bukur për kohën kur luante me Italinë, pra kombëtaren.
“Ishim duke luajtur Itali-Azerbajxhan në Kalabri dhe në sulm kisha përkrah Vieri dhe Totti. Nuk po shënoja dot sepse nuk vinin shumë topa… Atëherë, vendosa t’i them trajnerit Trapattoni kur mbaroi pjesa e parë. Mister, shiko se Bobo ka
probleme fizike dhe nuk po jep dot më të mirën. Ai e mbajti shënim dhe në pjesën e dytë hoqi Vierin. Shënova dy gola atë ndeshje. Pashë që Vieri ishte i xhindosur dhe goditi edhe shishen drejt trajnerit, që i tha: Çfarë ke? A nuk doje zëvendësim se ishe i dëmtuar?!”, ka thene Inzaghi.