Inzaghi: Jam i zhgënjyer, nuk kemi bërë kurrë kaq shumë gabime
Simone Inzaghi është shprehur i zhgënjyer pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Juventusit.
Strategu i zikaltërve theksoi se lojtarët e tij duhet ta mbyllnin ndeshjen duke shënuar dhe golin e pestë.
“Jam i zemëruar, por si trajner duhet të rinisem përsëri. Absolutisht nuk mund të pësosh katër gola, por ata mund të kishin pësuar 7-8. Dhe ata janë një ekip që ka pësuar shumë pak.
Ne e pësuam golin e tretë nga një rivënie. Në të katërtin gabimi ishte i trefishtë në zonë: nuk e kemi bërë kurrë këtë. Bëmë gabime për një ndeshje që e merituam ta fitonim. Do të flasim të hënën, ka hidhërim.
Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë. Nuk mund të pranosh katër goditje dhe të pësosh katër gola. Tani duhet të jem i qartë dhe racional, faza e sulmit ishte shumë pozitive”, tha Inzaghi.