Inzaghi lavdëron Asllanin

06 mars 2025 | 12:30

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e ka lavdëruar mesfushorin Kristjan Asllani për paraqitjen që e pati ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve. Interi e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2-0 dhe ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale.

Mesfushori i Shqipërisë, Asllani ishte titullar tek Interi dhe luajti deri në minutën e 80-të për t’u zëvendësuar nga turku Hakan Calhanoglou.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi cilësitë e Asllanit. Si trajner më duhet të kombinoj forcat dhe Asllani ka bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu, që rikuperoi energjitë pasi luajti në fundjavë kundër Napolit”, ka thënë trajneri i Interit.

Asllani 22-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 kurse këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelenskyy, ka arritur në Bruksel. Ai…