Inzaghi: Luajtëm mirë ndaj Cityt
19 shtator 2024
| 11:27
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi pas këtij barazimi pa gola në “Etihad” eshte ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij. Ai ka thënë se në 30 metrat e fundit duhet të punojë me shumë ekipi.
“Djemtë u treguan të zotë, punuan mirë të gjithë së bashku, nuk munguan as rastet për gol. Çfarë na mungoi? Në 30 metrat e fundit duhet të punojmë më mirë, të kemi më shumë teknikë”, u shpreh Inzaghi, duke u ndalur më pas te zgjedhja e tij për të lënë në stol Lautaro Martinez: “Unë vendos në bazë të asaj që shoh në stërvitje, nuk ka të bëjë me rotacionin. Derbi? Do të jetë një ndeshje e ndjeshme, si gjithmonë, mbi të gjitha për tifozët. Mund të jetë edhe Dimarco, po rikuperon mirë”.