Inzaghi: Luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit, na mungoi vetëm goli

17 shkurt 2022 | 13:17

Interi u mposht me dy gola në “San Siro” nga Liverpooli dhe pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi u shpreh: “Jam i kënaqur dhe krenar. Bëmë një ndeshje të madhe, por nuk u shpërblyem me një gol, që e meritonim. Ata shënuan një gol në rastin e parë që krijuan. I përgëzova të gjithë për paraqitjen, më vjen keq për rezultatin sepse meritonim më shumë. Mendoj se Liverpooli është një nga skuadrat më të mira të Evropës, por Interi im luajti si i barabartë”.

“Kjo ndeshje duhet të na rrisë vetëbesimin, duhet të shërbejë si një pikënisjeje. Gjatë këtij sezoni kemi luajtur shumë ndeshje të mira, por asnjëherë përballë një kundërshtari si Liverpooli”, ka shtuar Inzaghi, i cili e koncieroi si ndeshjen me të mirë të sezonit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3.820 testime, 411…