Inzaghi: Me fat që e kam Asllanin
29 janar 2024
| 11:19
Kristjan Asllani ishte titullar në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe asistoi në golin e fitores që e realizoi Lautaro Martinez.
Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi e vlerëson maksimalisht futbollistin shqiptar.
“Kristjan ishte shumë i zoti, por nuk kam pasur dyshime. Kam pasur dyshime nëse do të rrinte me ne edhe një vit, duke qëndruar pas Calhanoglut, por mund të them me bindje se është 100% pjesë e grupit. Stërvitet gjithmonë mirë dhe është fat të kesh djem si ai në ekip. Jam i kënaqur për asistimin që dha, por sot mund të them se ka bërë edhe ai ‘golin’ e tij, duke vrapuar për 95 minuta, pasi kishte shumë kohë që nuk luante një ndeshje të plotë. Kjo është dëshmia e arritjeve të atyre që punojnë”, u shpreh Inzaghi.