
Inzaghi: Milani është skuadër e fortë, por ne synojmë finalen
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u shfaq optimist para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës ndaj Milanit.
“Milani është skuadër e fortë, me cilësi dhe mund t’i hapë probleme çdo ekipi. Ata kanë pasur vështirësi të mëdha këtë sezon, por duhet të jemi të kujdesshëm. Milani, ashtu si Interi synon të kualifikohet për në finale. E dimë se çfarë lojë na pret dhe sa e rëndësishme është ndaj Milanit, në një derbi ku ka dëshirë të madhe për t’u luajtur. Përballë kemi një kundërshtar me cilësi që na ka vënë në vështirësi këtë vit”, ka thënë Inzaghi.
“Kristjan Asllani nuk do të jetë, pasi mungon për shkak të pezullimit. Jashtë do të jetë edhe Taremi. Lautaron mund ta kemi gati ndaj Parmës. Qëllimi ynë është që në muajin Prill të jemi në garë për të gjithë trofetë sezonalë. E dimë që tani vjen pjesa e vështirë. Ndihem krenar për këtë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për ne. E dimë se është një përballje e dyfishtë me 180 minuta dhe jo si kampionati. Megjithatë qasja në fushë do të jetë e njëjtë, me synimin për të bërë një ndeshje të shkëlqyer”, deklaroi Inzaghi.