Inzaghi mund të shkarkohet nga Interi
03 tetor 2022
| 15:39
E ardhmja e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, mund të vendoset në nëntë ditët e ardhshme kur “Nerazzurrët” do të përballen me Barcelonën dhe Sassuolon.
“Zikaltërit” kanë pasur një fillim të tmerrshëm të sezonit me katër fitore dhe katër humbje në tetë ndeshje në Serie A. Ata humbën dy sfidat e fundit radhazi kundër Udineses dhe Romës dhe tani janë nën presion përpara ndeshjes së me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, nëntë ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Inzaghi.