
Inzaghi: Ndaj Bayernit mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin
01 nëntor 2022
| 11:26
Kristjan Asllani ishte një nga transferimet më sensacionale të Interit në merkaton e verës. Gjithsesi, mesfushori shqiptar nuk u preferua shumë nga trajneri Inzaghi dhe minutat në fushë për të ishin të pakta.
Duke qenë se ndeshja e nesërme me Bayern Munchen nuk ka peshë të madhe pasi kualifikimi në Ligën e Kampionëve është siguruar, lojtarin kuqezi mund ta shikojmë në fushë.
“Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një ‘playmaker’ në thellësi, por nesër mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një ‘playmaker‘ në thellësi”, ka thënë Inzaghi para ndeshjes.