Inzaghi, në ‘radar’ të Juves dhe Interit
09 mars 2021
| 17:20
Simone Inzaghi është një nga trajnerët më të mirë italianë. 44-vjeçari qëndron në stolin e Lazios prej korrikut të vitit 2016 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer tek ekipi bardhekaltër.
Futboll i bukur, rritje dhe përmirësim i lojtarëve të caktuar, dhe tre trofe të fituar: një Kupë Italie dhe dy Superkupa të Italisë. “Calciomercato” raporton se ish-sulmuesi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Lazion.
Dy klube të mëdha po e monitorojnë me kujdes situatën e Inzaghit dhe janë gati të përfitojnë. Bëhet fjalë për Juventusin dhe Interin.