Inzaghi nuk e vazhdon kontratën me Lazion

22 dhjetor 2020 | 16:46

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka refuzuar ofertën e parë të ekipit nga Serie A për vazhdimin e kontratës, kanë raportuar të martën “Corriere dello Sport”.

Bëhet e ditur, se drejtuesit e Lazios po duan ta mbajnë Inzaghin në krye të ekipit edhe për disa vite por trajneri italian nuk ka mbetur i kënaqur me kushtet që i kanë ofruar. Inzaghi ka kontratë me Lazion deri në fund të këtij edicioni dhe është i gatshëm ta vazhdojë atë, nëse i bëhet një ofertë më e mirë. Mësohet se palët sërish do të ulen gjatë këtyre ditëve dhe do të mundohen që të arrijnë marrëveshjen brenda këtij viti.

Inzaghi 46-vjeçar, është në krye të Lazios prej vitit 2016 dhe gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr ekipin drejt triumfit në Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është furnizuar me…