Inzaghi pas triumfit në Kupë: Na mbeten edhe tri finale deri në fund 

25 maj 2023 | 11:42

Simone Inzaghi është kthyer në specialist për të fituar Kupën e Italisë, duke fituar trofeun e tretë me Interin.

Më mirë se trajneri zikaltër kanë bërë vetëm Sven Goran Erikson, Massimiliano Allegri e Roberto Mançini, që kanë fituar nga katër herë këtë kompeticion.

Pas ndeshjes Inzaghi nuk e fshehu kënaqësinë për një tjetër trofe të fituar, teksa bëri apel që tashmë vëmendja të kthehet në kampionat e më pas në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Jam i emocionuar dhe i kënaqur. Donim të rikonfirmoheshim në këtë kompeticion dhe djemtë u treguan shumë ët zotët, ndonëse përballë kishim një Fiorentinë që dha gjithçka. E nisëm keq, por djemtë u rikthyen shpejt në lojë, duke marrë kontrollin e saj. Krijuam disa raste dhe arritën të shënonim dy herë, aq sa në duhej për të fituar. Fillimisht kemi dy sfida në kampionat, ku na ka mbetur ende një objektiv për të arritur dhe më pas finalja e Ligës së Kampionëve. Do të luajmë të gjithë ndeshjet me përqendrimin maksimal dhe dëshirën për të marrë maksimumin’, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është vënë në kërkim të një anësori të…