![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/inzaghi.jpg)
Inzaghi refuzon ofertën e Liverpoolit
06 mars 2024
| 14:22
Simone Inzaghi e ka refuzuar ofertën e Liverpoolit dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë të jetë në krye të Interit. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediet italiane.
Inzaghi e ka ndërmend ta vazhdoj kontratën me Interin, e cila i skadon vitin e ardhshëm. Thuhet se palët janë në negociata dhe së shpejti pritet të arrihet marrëveshja për kontratën e re dyvjeçare, cila do ta mbajë Inzaghin në krye të Interit deri në verën e vitit 2027.
Inzaghi është trajneri i Interit prej vitit 2021 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar pesë trofe, dy kupa dhe tri Superkupa të Italisë. Po ashtu, Inzaghi po e udhëheq këtë edicion Interit drejt titullit të kampionit në Serie A.