Inzaghi rinovon kontratën me Interin
Nënkampionia e Evropës, Inter ka vazhduar kontratën me trajnerin Simone Inzaghi deri në verën e vitit 2025. Klubi italian njoftoi të martën zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me 47-vjeçarin.
“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të Nerazzurrëve deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit. Inzaghi është pjesë e Interit që nga qershori i vitit 2021. Ai ka fituar katër trofe gjatë kësaj periudhe; dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.
Italiani gjithashtu udhëhoqi “Nerazzurrët” sezonin e kaluar deri në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh, por pësoi humbje ndaj Manchester Cityt.
2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣✍️🖤💙
👉 https://t.co/zrRtGOQxdd#ForzaInter #Inzaghi2025 pic.twitter.com/J9UsgL1UYh
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 5, 2023