Inzaghi: Sonte luajmë ndeshjen e vitit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndeshjen kthyese kundër Portos në Ligën e Kampionëve e ka quajtur si ndeshje të vitit për skuadrën italiane.
Në ndeshjen e parë Interi shënoi fitore me rezultat minimal 1-0.
“E dimë se çfarë do të gjejmë, e dimë që mund të bëjmë një hap të madh dhe të kthehemi në tetëshen më të mirë në Evropë. Nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ne duam të shkojmë edhe më tej. Pjesa e dytë do të jetë edhe më stimuluese, do të duhet përqendrim sepse gjejmë një ekip të mësuar me këto ndeshje. Çfarë pengesash do të gjejmë? Ne e dimë se përballemi me një ekip cilësor, i kemi parë në ndeshjen e parë, ata janë të fortë në situatat një me një. Ne i dimë statistikat e Portos, italianët kanë vuajtur gjithmonë vitet e fundit, por ne jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar Porton dhe duke parë mbi të gjitha veten. Luhet ndeshja më e rëndësishme e vitit”, ka thënë Inzaghi.