Inzaghi: Titulli është objektivi ynë i madh

26 korrik 2023 | 12:18

Interi po përgatitet për sezonin e ri. Zikaltërit kërkojnë të rikthehen te titulli kampion, ndërsa do synohet edhe një paraqitje sa më dinjitoze në Ligën e Kampionëve.

“Sezoni i kaluar ishte i mirë, kemi fituar Kupën e Italisë, Superkupën dhe luajtëm në finalen e Ligës së Kampionëve, që mbetet gjithmonë një rezultat shumë i madh. Jemi rritur shumë në nivel evropian në krahasim me vitin e parë, nuk të ndodh çdo vit që të arrish në finale. Interit nuk i ndodhte prej 12 vitesh ndaj është një motiv krenarie”, ka thënë trajneri i nënkampionëve të Evropës, Simone Inzaghi.

“Këtë vit duam të rikonfirmohemi në Evropë, do ta provojmë përsëri, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Titulli është objektivi ynë i madh, po përforcohemi dhe po përgatitemi që të luftojmë. Kemi shpresa që të fitojmë titullin kampion”, ka shtuar Inzaghi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar djegien…