IOC: 60 % e sportistëve të vaksinuar deri në ‘Tokio 2020’

03 maj 2021 | 17:11

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) beson se deri në momentin që do të nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë vaksinuar 60 % e sportistëve pjesëmarrës.

Bëhet fjalë për sportistët që do të mbërrijnë në Japoni deri më 32 korrik, kur nis Olimpiada. Mjaft vende, nga Amerika deri në Korenë e Jugut, kanë nisur me kohë ta japin vaksinën për sportistët që do të shkojnë në këtë ngjarje olimpike. IOC mendon se më shumë se gjysma e 200 vendeve pjesëmarrëse do të vaksinohen deri në korrik.

Pavarësisht prej kësaj, të gjithë sportistët do të zbatojnë masa të rrepta kundër Covidit gjatë Olimpiadës, duke mos u lejuar të lënë Fshatin Olimpik. Në rast se në Fshatin Olimpik do të ketë një përhapje të madhe të virusit, atëherë Olimpiada mund të pezullohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me…