IOM-i: 90 emigrantë nga Pakistani kanë vdekur
02 shkurt 2018
| 16:47
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë me dije se ka shqetësime se së paku 90 vetë kanë humbur jetën, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.
“Së paku 90 emigrantë raportohet se janë fundosur, kur anija e tyre është zhytur në begun e Libisë këtë mëngjes”, është thënë në deklaratën e sotme të IOM-it.
Dy persona kishin mbijetuar duke notuar, ndërsa një ishte shpëtuar nga një anije e peshkatarëve.
Sipas të mbijetuarve, shumica e personave në anije ishin nga Pakistani.
IOM-i shumë herë ka tërhequr vërejtjen për rreziqet ekstreme me të cilat ballafaqohen emigrantët, që përpiqen të arrijnë në Evropë, nëpër të ashtuquajturën rrugë qendrore të Mesdheut, e cila e lidh Libinë me Italinë.