Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha
Në ditën e fundit të qëndrimit në ShBA, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowas.
Me këtë rast, Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.
“Në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowas në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti ideja e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë”, është thënë në njoftimin për medie të Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite është pritur nga sekretari i Shtetit të Iowas, Paul D. Pate, të cilin e ka falënderuar për mikpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha