
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje dhe lutje për paqe dhe pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka deklaruar se të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitojë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha atyre që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim.
“Andaj kjo natë ka zjarrin që ngroh, kjo natë ka dritën që shkëlqen, kjo këngën, kjo natë ka Zotin e pranishëm në ne e bashkë me ne në Kishë. Andaj ju që pagëzoheni sane në këtë natë kaq të shenjët dhe në këtë moment kaq të bukur të fesë tonë mos harroni kurrë se kthimi juaj në fe të të parëve tuaj nuk është gabim, është zgjidhje e zgjuar dhe mundësi e madhe që ju ta njihni Krishtin i cili ju donë me gjithë zemër,…që do të dini ta duani Zotin i cili na mëson ta duam çdo krijesë.
Zotin i cili na mëson të falim, të falim dhe të duam njëri tjetrin, të falim armikun, deri në atë më zemërftohtin që nuk dinë të kërkon falje.. ju që do të pagëzoheni sot do të iu mbuloj jeta e Krishtit, shpirti i juaj do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim sepse gëzimi dhe lumturia e juaj nuk është më e mbështetur në lakminë e botës, as në ambicjet për lakmi, as në iniciativat për pushtet”, tha ai.
Ipeshkëvi Gjergji të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve, të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.