IPESHKVI I KOSOVËS DODË GJERGJI, NË VIZITË TE NËNA STANA GASHI
Nëna e UÇK-së, Nënë Stana Gashi, po vazhdonë gjithnjë e më shumë të marrë vëmendjen e opinionit gjithëshqiptar!
Imzot Dodë Gjergji, e nderoi me vizitën e Tij, Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së!
I shoqëruar nga Dom Agim Çerkini dhe Dom Shtjefen Dodes, sot më 20 Janar 2025, ishte për vizitë në fshatin Brus, në lagjen Peshter, në Shtëpinë Bazë e UÇK-së, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji!
Kryeipeshkvi i Kosovës në Shtëpinë historike të UÇK-së, u prit nga Nënë Stana, dhe nga djemt e saj Filipi, Fatmiri, Marjani dhe nga e gjithë familja e madhe çlirimtare Gashi!
Të gjithë duhet të shkojnë e të nderojnë, me vizitat e Tyre Lokemadhen e UÇK-së, Nënën shqiptare katolike, Ajo e cila i priti dhe i përcjelli mbi 300 luftëtarë, ushtarë të UÇK-së, të plagosurve ua pastroi plagët e luftës për liri, të tjerët i ushqeu me buk, ua pastroi rrobat dhe jau teri teshat e lagura nga shiu e bora, por edhe ju krijuan kushte te flenin e të pushonin nga lodhjet e mëdha që i kishin nga luftimet ne betejat e zhvilluara!
Nëna e UÇK-së, Nënë Stana, është në mesin e atyre Nënave të mëdha të Kombit, e cila bashkë me simotrat e sajaz ia kanë dhënë gjithëçka që patën popullit dhe Atdheut, dhe luftës për çlirimin e tyre nga Serbia pushtuese!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Janar 2025!