iPhone 11, smartfoni më i shitur në botë
Phone 11 është bërë smartfoni më popullor në të gjithë botën, pasi ka kaluar rezultatet e iPhone XR. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 19.5 milionë dërgesa.
Sipas analistëve të Omdia, iPhone 11 ishte telefoni më i njohur në një shkallë globale në tremujorin e parë të vitit, me dorëzimin e 19.5 milion njësive. IPhone XR kishte ndalur në 13.6 milion njësi në tremujorin e parë të 2019.
Në vendin e dytë midis smartfonëve më të shitur në tre muajt e parë të vitit 2020 është Galaxy A51 i Samsung me 6.8 milion copë. Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro të Xiaomi ndjekin me përkatësisht 6.6 dhe 6.1 milion smartphone.
Në vendin e pestë iPhone XR (4.7 milion) i paraprin iPhone 11 Pro Max (4.2 milion). Renditja vazhdon me Galaxy A10s (3.9 milion), iPhone 11 Pro (3.8 milion), Galaxy S20 Plus 5G (3.5 milion) dhe Galaxy A30s (3.4 milion).