iPhone 13 nga Caviar u reziston plumbave
Caviar është i njohur për versionet e tij të shtrenjta të iPhone të Apple, por tani ai ka diçka vërtet të veçantë.
Pak më shumë se një vit më parë, Caviar prezantoi versionet e modifikuara të iPhone 12 me të gjitha kamerat e hequra dhe ky model është menduar për ata që kujdesen jashtëzakonisht për privatësinë e tyre.
Tani ka ardhur versioni 2.0, por vjen me material antiplumb BR-2 class 2.
Ky material është një produkt i markës NPO TCIT që specializohet në automjete të blinduara dhe helikopterë luftarakë.
Stealth 2.0 iPhone 13 Pro dhe Pro Max reklamohen si mjaft të fortë për të ndaluar një plumb arme, dhe kjo tregohet në videon e bashkangjitur.
Caviar ka gjithashtu një version të bërë nga titani që është gjithashtu antiplumb.
Siç është rasti me modelet e mëparshme nga seria Stealth, do të prodhohen vetëm 99 kopje. Do të ofrohen modele iPhone 13 Pro dhe Pro Max me memorie deri në 128 GB deri në 1 TB. Modeli më i mirë do të kushtojë 6,370 dollarë, dhe më i shtrenjti 7,980 dollarë.