iPhone i 2007 shitet në ankand për 190 mijë dollarë
19 korrik 2023
| 15:10
Zakonisht vlera e iPhone-ve fillon e ulet menjëherë pasi ju i blini ata.
Por ka disa raste të veçanta, siç shihet në një ankand në SHBA, ku një model i parë, i pa-hapur me kapacitet 4GB u shit për 190,372 dollarë.
Nuk u prodhuan shumë prej tyre në atë kohë, duke e bërë këtë model shumë të kërkuar nga koleksionistët e iPhone-ve.
iPhone i pahapur tërhoqi 28 oferta në total dhe u shit në gati 400 herë më shumë se çmimi origjinal.