“iPhone” i ri me dizajn të “iPhone 4”
01 tetor 2019
| 14:14
Kompania “Apple” mund të bëjë një rikthim në të lakuarën në dizajn me një “iPhone” të ri që i përngjan gjeneratës 4.
Një gjë të tillë e ka supozuar analisti Ming Chi Kuo, i informuar mirë në lidhje me strategjitë e kompanisë në Kupertino.
Pajisja mund të ndryshojë pamjen duke u rikthyer në linjat katrore dhe një kornizë anësore metalike, e ngjashme me atë të modelit “iPhone 4” i dalë në treg në vitin 2010.
“Apple” ka prezantuar linja më të rrumbullakosura tek “iPhone 6”, ndërsa linja aktuale është adoptuar nga “iPhone X”.
Rinovimi i linjës nuk duhet të jetë e vetmja risi: në vitin 2020 një modem 5G gjithashtu do integrohet në smartfonët e radhës, për të vazhduar më tej me kompanitë konkurruese.