iPhone X me mbushje solare
Prodhuesi i aksesorëve nga Rusia, Caviar ka nisur shitjen e versionit me mbushje solare të iPhone X Tesla me çmim prej 4,500 dollarësh.
Caviar fillimisht njoftoi planet e tij për iPhone X Tesla në nëntor të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.
Duke pasur parasysh se Caviari nuk prodhon iPhone dhe as Tesla, funksionet e iPhone X Tesla nuk janë ndërtuar direkt në pajisje.
Në vend të kësaj, iPhone X Tesla është në të vërtetë një shtëpizë mjaft e trashë që i bashkëngjitet direkt pajisjes, me një panel diellor në anën e pasme, që fuqizon një bateri dytësore për lëng shtesë.
Caviar pretendon se shtëpiza ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.
Njësia e parë Caviar i iPhone X Tesla ka mbishkrimin “Made on Earth by Humans,” për nder të Elon Musk, i cili dërgoi Tesla Roadster në hapësirë përmes raketës SpaceX Falcon Heavy në shkurt.
Secila njësi do të ketë numrin e tij serik dhe Caviar thotë se do të prodhojë vetëm 999 njësi të tilla.