IPK arreston dy zyrtarë policorë, dyshohet se i kërkuan një shumë monetare një qytetari

20 prill 2025 | 12:45

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot informacione nga një qytetar i cili pretendonte se dy zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se zyrtarët policorë e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar qytetarit një shumë monetare.

“Pas veprimeve paraprake hetimore të kryera nga hetuesit e IPK-së, janë arrestuar dy zyrtarët policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ dhe të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

“Për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në rrjedhën e hetimit si dhe për të mbrojtur integritetin e procedurës hetimore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tyre. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e së…