IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim seksual
25 tetor 2024
| 11:31
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Në njoftimin për medie është thënë se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka njoftuar IPK-ja.