IPK-ja dhe ShKK-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
29 shtator 2022
| 16:28
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj dhe Sami Gashi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Kjo marrëveshje është nënshkruar me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.
Marrëveshja përveç tjerash përfshinë bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dy palët.