IPK-ja pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të ShBA-së

04 qershor 2021 | 11:14

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të ShBA-së.

IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit, donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të ShBA-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndjekësit e Rashel Kolanecit presin me padurim fotografitë e saj…