IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri policor, kjo është arsyeja

25 mars 2025 | 16:43

Inspektoriati i Policisë së Kosovës (IPK) ka parashtruar rekomandimin për suspendimin e një rreshteri policor të Policisë Kufitare, pas një incidenti të ndodhur.

Sipas njoftimit të IPK-së, ndaj këtij zyrtari policor është iniciuar një hetim penal, i cili do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Incidenti, ku zyrtari policor është i dyshuar, raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vitisë më 24.03.2025, rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje me një qytetar lidhur me një kontest pronësor. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e IPK-së.

Sipas IPK-së, hetuesit pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka nisur një hetim në lidhje…