IPK-ja rekomandon suspendimin për një kolonel policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

08 janar 2025 | 11:44

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e një koloneli policor dhe ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një majori.

Sipas IPK-së, në njërin rast ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor me dyshimin për pjesëmarrje në tubim të natyrës politike.

Njoftimi i plotë i IPK-së

IPK-ja rekomandon suspendimin për një kolonel policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të shkrimeve në medie për pjesëmarrje të zyrtarëve policorë në tubime të natyrës politike, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar procedura disiplinore për dy raste të ndara ku janë përfshirë një gradë e kolonelit policor dhe një major.

IPK-ja në njërin rast ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor me dyshimin për pjesëmarrje në tubim të natyrës politike kurse rastin e majorit (me të njëjtat dyshime) e ka përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës.

Duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të një institucioni policor të pavarur dhe të pandikuar politikisht, IPK bën thirrje publike për të gjithë zyrtarët policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.

Roli i Policisë është kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe çdo përfshirje apo perceptim i përfshirjes së zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e publikut në këtë institucion jetik.

IPK-ja vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e një Policie ku puna edhe angazhimi i saj bazohet nga vlerat e integritetit, neutralitetit dhe shërbimit të drejtë ndaj të gjithë qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Boston Celtics arritën një fitore të rëndësishme në…