IPK-ja sqaron se drejtori i Policisë po intervistohet në cilësi të dëshmitarit për një rast

24 nëntor 2021 | 21:11

Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka konfirmuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast.

Përmes një komunikate për media të IPK-së thuhet se ai është intervistuar lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës. Inspektorati Policor i Kosovës  duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, inkurajon mediet që para publikimit të informacioneve t’i drejtohen Divizionit për bashkëpunim dhe informim të IPK-së për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave të sakta, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik”, thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi hedh një hap drejt kualifikimit në Champions League. Skuadra…