IPK: Policët e përfshirë në incidentin me Lushtakun nuk kryen vepër penale

11 korrik 2022 | 16:03

Më 2 korrik në Skenderaj, dy familjarë të ish-deputetit të Kuvendit, Nuredin Lushtaku dyshohet se i kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, për shkak të një gjobe.

Lidhur me këtë rast ka folur sot kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Ai, në një intervistë për KosovaPress tha se deri në këtë fazë të hetimeve thuhet se policia ka qenë e sulmuar dhe kanë qenë të detyruar të përdorin forcën.

“Vlerësimi fillestar i prokurorit kujdestar dhe hetuesve ka qenë që në këtë fazë nuk ka dyshime për zyrtarë policor të përfshirë në vepra penale. Dhe në këtë moment që po flasim nuk ka dyshime për zyrtarë policor, atëherë është në kompetencë të Policisë të Kosovës dhe Prokurorisë që të zhvillojë më tutje hetimet. Ne jemi duke përcjellë si rast, në momentin që ka informacione dhe dalin prova që implikojnë zyrtarët policor në shkelje apo në tejkalim të forcës apo përdorim të armëve jashtë rregullave që parasheh Policia e Kosovës, sigurisht që do të kyçemi dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme hetimore”, thekson Hodaj. Megjithatë, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, shton se tejkalimi i përdorimit të forcës është prej veprave tipike në polici.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Ramadani është prezantuar ditën e sotme te Aberdeen, si…