IPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor: Përdori jashtë detyrës revolen zyrtare me municion privat

11 mars 2025 | 20:51

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës, njofton IPK, transmeton Periskopi.

“Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi ka reagur pas deklaratave të nënkryetarës së…