IPK suspendon tre policët që u shfaqën në një video duke festuar lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Triumf Rizës

30 tetor 2023 | 21:15

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, pasi në media u publikua një video ku ata shfaqen në shoqërinë shoqërinë e njërit prej njerëzve më të afërt të Enver Sekiraqës.

Lajmi për suspendimin e tyre është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga burime të besueshme në IPK.

Policët e supsenduar janë Valon Fetahu e Donat Jashari,  pjesëtarë të Anti-Terrorizmit dhe  Bashkim Krasniqi, pjesëtar i Njësisë Speciale Operative.

Sot Paparaci.com raportoi se tre policët po darkonin e ngrinin dolli me njëri-tjetrin në tavolinën të shoqëruar nga Rrahim Abdullahu, një i afërt me Enver Sekiraqën dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

Videoja e cila e shfaq Rrahim Abdullahun të rrethuar në shoqëri me zyrtarë të Policisë së Kosovës është incizuar në një ndejë private.

Në fakt, bëhej fjalë për një festë. Vetëm dy ditë para ndejës, një tjetër anëtar i pretenduar i bandës së Sekiraqës ishte liruar nga paraburgimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shofer italian 60-vjeçar është përplasur me makinën e tij…