IPKO dhuron donacion për Klinikën e Pediatrisë dhe të Onkologjisë
31 janar 2023
| 12:58
Klinika e Pediatrisë dhe ajo e Onkologjisë në QKUK kanë pranuar sot një donacion nga kompania IPKO.
Kryesuesja e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, kanë marrë pjesë të martën, në pranimin e këtij donacioni.
“Donacioni përmban dy lavatriçe për larje dhe tharje të rrobave, jorganë dhe çarçafë për Klinikën e Pediatrisë, 5 shtretër për kimioterapi, paruke dhe proteza të gjirit për pacientët në Klinikën e Onkologjisë, bashkë me nga një çantë me pajisje personale për pacientë”, thuhet në njoftimin e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.