IPKO investon në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke krijuar një vend të bukur dhe atraktiv për të rinjtë
Në kuadër të platformës më të madhe për të rinjtë Hej!, IPKO ka investuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, duke krijuar një hapësirë relaksuese.
Studentëve të Universitetit të Prishtinës, tashmë u ofrohet një hapësirë brenda bibliotekës, ku në të njëjtën kohë mund të përdorin internet pa pagesë, kolltukë të rehatshëm, kabinë për të mbushur bateritë e telefonave të tyre të mençur, libra etj.
“Kosova është vendi me numrin më të madh të të rinjve në Evropë, prandaj IPKO është e përkushtuar që të ndihmojë komunitetin e të rinjve në forma të ndryshme. Shpresoj që ky investim i IPKO në këtë hapësirë të Bibliotekës Kombëtare do t’ua lehtësojë të rinjve rrugëtimin e tyre drejt arritjeve akademike” ka thënë Robert Erzin, drejtor i kompanisë IPKO, pronë e së cilës është platforma Hej!.
Hej ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër kohore të bëhet komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, me afro 150 mijë anëtarë. Përgjatë këtyre gjashtë viteve, përveç mundësisë për komunikim të vazhdueshëm, Hej! të gjithë anëtarët e saj ika shpërblyer me mijëra telefona të mençur mobil, ka organizuar dhjetëra ngjarje për të rinjtë në pothuajse çdo qytet të Kosovës, ka organizuar udhëtime dhe aktivitete të shumta kreative dhe sportive, si dhe u ka mundësuar të rinjve të marrin pjesë në festivale dhe ngjarje të mëdha kulturore, sportive dhe edukative.
Pakrahasueshëm, Hej! është komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, me çmimet më të ulëta në treg dhe njëra ndër platformat e vetme e cila ekskluzivisht mbështet të rinjtë.