IPKO-ja: Stacionet agrare me të dhëna të rëndësishme për rajonin e Rahovecit
IPKO- Stacionet Agrare kanë gjeneruar të dhëna të rëndësishme për ditët në vijim. Kësaj radhe informatat janë nxjerrë për komunën e Rahovecit, të cilat janë në interes të fermerëve që kultivojnë Hardhinë e Rrushit. Kushtet Agrologjike nga dita e Premte e deri të Hënën do të jenë të njëjta, me vranësira dhe reshje shiu të kohëpaskohshme.
“Temperatura mesatare gjatë këtyre ditëve do të jetë rreth 19˚C, kurse nga e Marta, temperaturat do fillojnë të ngritën. Gjatë javës së ardhshme do të ketë vranësira, por temperaturat do te ngritën në 20˚C. Ndërsa reshjet e shiut do të jenë minimale. Tek fermerët vreshtar, informatë e rëndësishme është prezenca e lagështisë në gjethet e reja të Rrushit. Pas lagies së gjetheve dhe ngritjes së temperaturave, kushtet fillojnë të bëhen më të përshtatshme për paraqitjen e hershme të sëmundjeve tek hardhia”, thuhet në njoftimin e IPKO-s.
Ndërsa ditët me diell javën që vjen, krijojnë kushtet optimale për spërkatje.
“Nga ana tjetër, toka ka një sasi te konsiderueshme të lagështisë, gjë që e bënë më të lehtë mirëmbajtjen e rendave në Vreshta, siç është heqja e barojave (barërave të këqija). Kjo, krijon kushte më të lehta edhe për kryerjen e plehërimeve tek hardhia, për ata qe ende nuk e kanë bërë”, është thënë tutje në njoftim.