Erzin: Për 10 vite “Ipko” ka investuar 310 milionë euro në Kosovë

14 dhjetor 2017 | 13:38

Kompania private e telekomunikimit “Ipko”, për 10 vjet të operimit të saj në Kosovë ka arritur të investojë në infrastrukturën mobile dhe fikse 310 milionë euro.

Nga kjo vlerë 150 milionë euro janë investuar në pajisje për transmetim të sinjalit kurse 85 milionë euro u janë paguar qeverisë se Kosovës për frekuenca.

Këto të dhëna janë bërë publike në një konferencë për medie, ku janë prezantuar arritjet e 10 vjeçarit të telefonisë mobile “Ipko” në Kosovë, që sipas udhëheqësve të kompanisë është vlerësuar si “operatori më i zhvilluar në Kosovë, që më shërbime të saja mbulon mbi 40 për qind të tregut.”

Në këtë kompani janë të punësuar 600 qytetarë të rregullt kurse së bashku me kontraktues numri arrin në 3000 punonjës. Në vitin 2006 Telekom Sllovenia ka blerë 75 për qind te aksioneve te kompanisë Ipko që në atë kohë ishte kompania më e madhe për ofrimin e internetit në Kosovë.

A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…