“Ipko’ ndihmon QKMF-në e Gjilanit
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, kompania e telefonisë mobile “Ipko”, ka dorëzuar një donacionin me pajisje të ndryshme për përmirësimin e kushteve në shërbimet shëndetësore për pacientët e kësaj komune.
Arianit Duraku, drejtor i shitjes në “Ipko”, ka thënë se në dhjetëvjetorin e kësaj kompanie kanë dorëzuar këtë donacion në vlerë prej mbi 10 mijë euro, ku përfshin pajisje moderne, kryesisht të pasqyrave të gjakut, analizave bio-kimike dhe pajisje të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe pacientëve në përgjithësi.
Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky donacion nga kompania “Ipko”, është i mirëpritur sepse i shërben QKMF-së për të ofruar shërbime shëndetësore më cilësore dhe me një efikasitet më të madh.
Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Hasidin Bunjaku, ka falënderuar kompaninë “Ipko” për këtë donacion.