IPKO, sponsor gjeneral i Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës
Kompania IPKO dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kanë mbajtur sot konferencë për medie, në të cilën është bërë me dije kjo kompani e telekomunikacionit (IPKO) do të jetë gjeneral i Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës në futboll për dy vitet e ardhshme.
Të gjitha ndeshjet e Superligës që nga tani do të quhen “Ipko Superliga e Kosovës” dhe ato të Përfaqësueses së Kosovës do të transmetohen në platformën “Ipko-Digitalb”.
Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin, ka thënë se është i lumtur që do të jenë sponsor gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës, pasi sipas tij kjo përfaqësuese ka potencial të madh për suksese në të ardhmen.
Ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka falënderuar IPKO-n që ka zgjedhur të mbështesë FFK-në, derisa u shpreh optimist se djemtë e përfaqësueses do ta kualifikojnë Kosovën në Ligën e Kombeve, në ndeshjet që fillojnë nga shtatori.