IPKO Superliga, në çdo pako familjare HD
Ndeshjet e IPKO Superligës në futboll, që do të transmetohen në platformën IPKO – Digitalb, tani mund të shikohen pa pagesë nga të gjithë abonuesit e pakos familjare HD, deri në fund të vitit.
Gjatë vikendit, të gjithë abonuesit e pakove familjare HD mund të shikojnë ndeshjet e IPKO Super Ligës, ekskluzivisht në platformën IPKO-Digitalb:
Të shtunën:
Gjilani – Ballkani, 15:45 (Super Sport 5)
Feronikeli – Drita, 15:45 (Super Sport 4)
Prishtina – Ferizaj, 19:45 (Super Sport 7)
Të dielën:
Trepça ‘89 – Drenica, 15:45 (Super Sport 4)
Llapi – Flamurtari, 15:45 (Super Sport 5)
IPKO – Digitalb është platforma numër një në Kosovë, e cila ofron përmbajtjen më të pasur televizive në vend. Javën e kaluar, IPKO i ka hapur kanalet sportive për ndeshjet e UEFA Liga e Kombeve për të gjithë klientët e pakove familjare. Ndërsa, e gjithë përmbajtja sportive, si: futbolli, basketbolli ndërkombëtar, tenisi dhe sporte të tjera, u ofrohet klientëve të IPKO-së përmes rrugëve zyrtare të transmetimit dhe me komentim në gjuhën më të bukur, atë shqipe. IPKO është sponsor gjeneral i Super Ligës së Futbollit në Kosovë si dhe i Përfaqësueses së Kosovës për dy vjetët e ardhshëm. IPKO do të transmetojë ekskluzivisht më shumë se 1000 ndeshje futbolli, pjesë të ligave dhe kampionateve të ndryshme të futbollit, si dhe shumë disiplina të tjera sportive. Oferta për pakon familjare HD është promocionale deri ne fund të vitit, ndërsa IPKO Super Liga dhe të gjitha ligat dhe disiplinat tjera sportive janë të disponueshme në pakot Premium gjatë gjithë vitit.