Ipko Superliga: Prishtina merr kreun
20 prill 2019
| 19:11
Fitorja e Prishtinës në ndaj Gjilanit në udhëtim (0-1), i ka mundësuar ekipit të Mirel Josës që të marrë kreun e klasifikimit të paktën për 24 orë, derisa Feronikeli të zhvillojë ndeshjen e javës së 28-të përballë KEK-ut në “Agron Rama” të Obiliqit, shkruan Gazetasheshi.com.
Kryeqytetasit me 65 pikë kryesojnë tashmë kampionatin, ndërkohë që Llapi ka kaluar në pozitën e dytë të renditjes tabelare pas fitores në “Bajram Aliu” ndaj Drenicës (0-2).
Ekipi i Tahir Batatinës tashmë numëron 62 pikë në renditjen tabelare, një më shumë se Feronikeli që është zhvendosur në vendin e tretë.
Drenica mbetet në vendin e pestë, ndërkohë Gjilani në vendin e shtatë.
Ndryshime në renditjen tabelare mund të ketë edhe pas ndeshjeve të ditës së dielë.