Ipswichi i shtohet garës për Brojën
E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vijon të mbetet paqartë. Pas shumë skuadrave që janë vënë pas sulmuesit të Chelseat, në Itali, Angli, Francë dhe Gjermani. Sipas mediave italiane, një skuadër tjetër ka dal në pah dhe kërkon të afrojë Brojën.
Bëhet fjalë për skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë këtë sezon, Ipswich Town. Kështu pas Evertonit dhe Wolverhamptonit, Ipswichi bëhet ekipi i tretë, që në vetëm pak ditë i është “vënë pas” sulmuesit kuqezi. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ishin gjermanët e Stuttgartit, të cilët sipas mediave ishin në “pole-position” për Brojën, por duket se lajmet për sulmuesin e kombëtares shqiptare nuk do të kenë të përfunduar, deri sa do të mësojmë njëherë e mirë ekipin e radhës në karrierën e Brojës.