IQP shqipton rreth 800 gjoba ndaj kompanive për shkeljet e të drejtave të punëtorëve
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) Hekuran Nikçi, në një intervistë për Ekomomia Online, ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë shqiptuar 700 e 87 gjoba për subjekte juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve.
Ai ka thënë se në këtë periudhë janë inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike.
Sipas tij, gjobat më të mëdha të shqiptuara janë në lidhje me marrëdhënien e punës dhe se sektorët në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë, të prodhimit.
“Për janar-qershor të këtij viti 2024 (IQP) ka inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike që i bie 2 mijë e 200 e 85 juridike më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përgjatë kësaj periudhe Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 700 e 87 masa ndëshkimore apo gjoba apo që i bije 385 gjoba më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023”.
“Marrëdhënia e punës është ajo që Inspektorati i Punës, shqipton gjoba më së shumti do të thotë që buron nga ligji i punës. Sektorët më së shumti, janë sektori i gastronomisë, sektori i prodhimit, sektori i rrjetit të marketeve e kështu më radhë”, ka thënë Nikçi për EO.
Kurse, sa i përket shkeljeve që janë gjetur, Nikçi, ka thënë se kanë të bëjnë me shkëputje e njëanshme e kontratës, mos-kompensim i orëve jashtë orarit, mos-kompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe mos-kompensim i orëve gjatë festave zyrtare.