Irak: Janë gjetur varreza masive të të vrarëve nga ISIS-i
Raportet nga Iraku thonë se dy varreza masive me afro 90 trupa janë zbuluar afër qytetit verior, Sinjar.
Portali i lajmeve në Irak, Shafaq News, ka raportuar se trupat e meshkujve, femrave dhe fëmijëve, janë gjetur afër qytetit, Sinjar, i cili ishte i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) prej vitit 2014.
Konsiderohet e militantët e IS-it i kanë ekzekutuar qindra meshkuj dhe djem të komunitetit jazidi dhe i kanë skllavëruar mijëra femra dhe fëmijë të tyre.
Një numër i panjohur i grave dhe fëmijëve kanë lëvizur nga qyteti Raka në Siri, që praktikisht ishte kryeqytet i IS-it deri në muajin tetor, kur kontrollin ndaj tij e morën forcat siriane kurde dhe arabe.
Në fund të vitit 2015, qyteti Sinjar është çliruar dhe prej atëherë, atje janë gjetur më tepër se 30 varre masive të komunitetit jazidi.
Religjioni jazidi ka elemente të krishterizmit, zoroastrianizmit dhe islamit. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, i konsideron pjesëtarët e komunitetit jazidi për “besimtarë të djallit”.
Shumica e kësaj popullate, me afro gjysmë milioni pjesëtarë, mbeten në kampe brenda rajonit autonom të Kurdistanit, në pjesën veriore të Irakut.